Elgit Doda publikon këngën e re, protagonist në klip Donald Veshaj

Mediale Vip

Elgit Doda publikon këngën e re, protagonist në klip Donald Veshaj

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Artisti dhe producenti shqiptar, Elgit Doda, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“TL” apo “Toxic Love” mban titullin kënga e tij e re apo në shqip “Dashuri toksike”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Protagonist në këtë videoklip është aktori Donald Veshaj tashmë njëri nga banorët në Big Brother VIP.

Teksti është shkruar nga vet Veshaj, kurse për producimin u përkujdes Doda.

Miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Marenglen Boja të drejtuar nga The Claudia.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, “Fullmoon Production”.

Donaldi po vazhdon akoma të përflitet për raportin e marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat