Arjola Demiri: Pas ndarjes kam vuajtur nga depresioni

Mediale Vip

Arjola Demiri: Pas ndarjes kam vuajtur nga depresioni

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:35
Arjola Demiri

Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shërbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe momente të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.

Përgjatë mëngjesit të sotëm ishte Arjola ajo që rrëfeu për disa prej banorëve se ka vuajtur nga depresione si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Më tej ajo shkoi se si pasojë e kësaj gjëndje ka dashur fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga jeta.

Më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhëtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat