Dua Lipa pjesë e fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi-Goodman

Mediale Vip

Dua Lipa pjesë e fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi-Goodman

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:39
Dua Lipa, Vasfije Krasniqi

Që me debutimin e saj në politikë, Vasfija Krasniqi-Goodman ka treguar se do të bëhet zëri i shumë vajzave dhe grave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tash e sa ditë që deputetja nga radhët e VV-së, ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi.

Teksa një ditë më parë, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament një pankartë me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”. Tani ky mesazh është edhe në duart e këngëtares së njohur, Dua Lipa.

Lipa shihet në një fotografi të realizuar së fundmi në Londër ku shihet me pankartën në duar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat