Elvana dhe Capital T po sjellin një tjetër hit

Mediale Vip

Elvana dhe Capital T po sjellin një tjetër hit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:51
Elvana Gjata dhe Capital T

Sa herë që Elvana Gjata dhe Capital T bëhen bashkë, një gjë që është e sigurt është suksesi që arrijnë. “Fustani” dhe “Lejla” janë dy prej projekteve që kanë sjellë artistët dhe që u pëlqyen shumë nga publiku.

Por, duket se artistët e mirënjohur do të sjellin një tjetër duet.

Burime të sigurta për Prive kanë bërë me dije se dy emrat e njohur janë bërë bashkë për një tjetër këngë, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë që projekti i fundit i Elvanës ishte dueti me këngëtaren rumune, Inna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat