Xhaxhai i saj vrau kineasten në sheshxhirim, reagon Haily Bieber

Mediale Vip

Xhaxhai i saj vrau kineasten në sheshxhirim, reagon Haily Bieber

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:49
Hailey Bieber dhe Alec Baldwin

Një ditë pasi xhaxhai i saj, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, Hailey Bieber komentoi ngjarjen e rëndë.

Në një postim në mediat sociale, modelja 24-vjeçare tha se ndihej zemërthyer për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Mendimet e mia shkojnë gjithashtu për Joel Souza teksa ai rikuperohet. Unë jam absolutisht zemërthyer për të gjithë që janë përfshirë.”, shkroi modelja.

Hutchins vdiq menjëherë pasi u qëllua nga Baldwin në Bonanza Creek Ranch, pranë qytetit të Santa Fe në New Mexico.

Regjisori i filmit, gjithashtu u lëndua dhe kaloi disa orë në spital. Vetë aktori reagoi duke thënë se nuk kishte fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin për tragjedinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat