“Unë nuk do të pranoja”/ Banorët komentojnë rikthimin në lojë të Arditit

Mediale Vip

“Unë nuk do të pranoja”/ Banorët komentojnë rikthimin në lojë të Arditit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:59
Monika dhe Paloma

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm ishte parashikuar të eleminohej njëri nga banorët e nominuar.

Katër konkurentët e rrezikuar u votuan nga publiku përgjatë ditëve të kaluara.

Ai që siguroi numrin më të vogël të votave ishte Arditi por një rastësi e bukur e fatit i siguroi atij rikthimin në lojë.
Kjo gjë nuk mund të kalonte pa komentuar nga banorët të cilët analizuan vendimin e Arditit por gjithashtu edhe reagimin e banorëve para dhe pas rikthimit të tij.

” Sapo u eleminuan çfarë nuk thanë për të, kur u rikthye shkuan t’i hidhen në qafë“,- tha Fifi.

Nga ana tjetër Monika shtoi se nëse edhe ajo ka “biletën e kthimit” nuk do të pranonte të rikthehej në lojë.

“Nuk do kthehesha! Banorët nuk më duan, publiku nuk më do, kështuqë është e kotë të kthehesh“, -tha ajo.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat