Dardha bie nën dardhë/ Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e fëmijëve

Mediale Vip

Dardha bie nën dardhë/ Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e fëmijëve

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:47
Ardit dhe Anna Gjebrea

Dardha bie nën dardhë thotë populli, ndaj nuk është aspak e rastësishme që Anna Gjebrea do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.

 

Ne i themi Annës që rëndësi ka ta shijojë këtë eksperinecë, pa menduar për çmime e fitore. Ndryshe nga vëllai i saj i madh Joni, Anna duket se në jetë do të ndjekë rrugën e babait të saj, prej të cilit ka trashëguar talentin për muzikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat