Kastro publikon këngën e radhës “Çunat”

Mediale Vip

Kastro publikon këngën e radhës “Çunat”

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:41
Kastro

Reperi nga Gjilani, Kastro, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Çunat” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Projekti duket se është realizuar në qytetin e Gjilanit, marrë parasysh që artisti vjen nga po i njëjti vend.

Kënga, nën drejtimin e Enis Nishorit dhe me producim të Fasti, tashmë është publikuar edhe në platformën YouTube.

Producent ekzkeutiv i këtij projekti ndërkohë është Liridon Rexhepi.

Besohet që edhe kjo prurje e re e reperit të njohur do të pritet mirë nga fansat e publiku.

Kastro tani ka fituar zemrat e të gjithëve dhe numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat