Samanta nesër publikon këngën e radhës

Mediale Vip

Samanta nesër publikon këngën e radhës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:35
Samanta

Edhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, duket se do e realizojë një album të ri.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet në bazë të postimeve që ka bërë gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale.

Zeshkania ka njoftuar fansat se nesër (e enjte) do të sjellë këngën e parë nga albumi i saj i ri.

“Mama” mban titullin projekti të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tani ka sjell edhe një pjesë të videoklipit.

“Nesër 17:00. Mama album 2022”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë në Instagram.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe fansat e 31-vjeçares siç shihet mezi po presin.

“Mala & Cha Cha Cha” mbetet e fundit e lansuar nga Karavella që ka kaluar shifrën e mbi tre milionë klikimeve për disa muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat