Gigi flet pas raportimeve se ajo dhe Zayn u ndan pasi dyshohet se ai e goditi nënën e saj

Mediale Vip

Gigi flet pas raportimeve se ajo dhe Zayn u ndan pasi dyshohet se ai e goditi nënën e saj

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:02
Gigi Hadid, Zayn Malik

Gigi Hadid po kërkon privatësi mes thashethemeve se ajo është ndarë me Zayn Malik pas një grindjeje të dyshuar mes tij dhe nënës së saj, Yolanda.

Modelja 26 vjeçare, lëshoi një deklaratë përmes përfaqësuesve të saj të enjten, duke thënë: “Gigi është e fokusuar vetëm tek më e mira për Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”.

Kjo vjen pasi People raportoi: “Ata nuk janë më bashkë. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë”.

Zayn dhe Gigi, të cilët kanë nisur lidhjen që nga viti 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shtator të vitit të kaluar. Hadidi kishte konfirmuar shtatzëninë e saj në pranverën e atij viti.

“Ata janë bashkëprindër. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe fëmijën e saj”.

Me sa duket, Malik la të kuptohet për ndarjen e tij dhe Gigi-t kur shkoi në Tëitter të enjten për të adresuar pretendimet serioze të bëra kundër tij nga Yolanda.

Në deklaratën e tij, Zayn tha se ‘çështja private’ që po bëhet publike ka rrezikuar ‘hapësirën e sigurt’ në të cilën ai dhe modelja 26-vjeçare ‘bashkëprindërojnë’ foshnjën e tyre – me sa duket duke sugjeruar se ata nuk janë më bashkë.

Sipas TMZ, Yolanda pretendon se ajo u ‘godit’ nga Zayn gjatë një sherri që ndodhi ‘diku javën e kaluar’, ndërsa Zayn pretendon se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim ‘fjalësh të ashpra’ dhe kishte ndodhur ‘disa javë më parë’ në shtëpinë e Gigit.

Gazeta tha gjithashtu se Yolanda po shqyrton paraqitjen e një raporti policor. Deri të enjten, 28 tetor, asnjë raport i policisë nuk u pa në dosje.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me atë që mund të ketë shkaktuar përleshjen e dyshuar mes të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat