Sara Hoxha tregon planet për një fëmijë të dytë

Mediale Vip

Sara Hoxha tregon planet për një fëmijë të dytë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:14
Poem, Sara dhe Ledri

Sara është njëra ndër personazhet më të komentuara dhe të dashura të publikut shqiptar.

Ajo tashmë është në lidhje dashurie me reperin e njohur Ledri Vula.

Çifti tash e disa muaj janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që kanë vendosur ta quajnë Poem.

Si duket familja e tyre tashmë është kompletuar, por ajo që ka rënë në sy kohëve të fundit në Instagramin e Sarës është një përgjigje e kësaj të fundit që ia ka kthyer ndjekses së saj.

Sara ka bërë një bashkë bisedim me ndjekësit dhe një pyetje që iu është bërë Sarës ishte kjo: “A ke pasur dëshirë të kesh një motër?”.

Pyetja nuk tha shumë,  por përgjigja e Sarës ishte ajo që morri vëmendjen.

“Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër, dhe kjo është arsyeja që Poem nuk do ta lë pa motër”. – Ka përfunduar Sara.

Si duket së shpejti Çifti mund të zgjeroj familjen me një fëmijë të dytë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat