Ed Sheeran tregon personazhin e famshëm që e telefon çdo ditë

Mediale Vip

Ed Sheeran tregon personazhin e famshëm që e telefon çdo ditë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:15
Ed Sheeran

Pas infektimit të tij, vajza 1-vjeçare e Ed Sheeran, Lyra, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Së fundmi artisti ka zbuluar se të dy tani po izolohen së bashku për dhjetë ditë derisa virusi të kalojë.

 “Jam duke u izoluar me vajzën time. Unë kam qenë vetëm me të, pa gruan time, pasi jemi të dy pozitivë. Tani do të kaloj 10 ditë vetëm me të”, tha ai.

Por e gjeni dot kush i ka qëndruar afër në këto ditë të vështira për të?

Pikërisht Elton John. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë artisti duke zbuluar se John është mbështetësi i tij emocional që pas vdekjes së mikut të tij, promovuesit të muzikës Michael Gudinski-t.

 “Ua them këtë njerëzve dhe ata mendojnë që po gënjej ose që po e ekzagjeroj, por Eltoni më telefonon çdo ditë.

Ai më telefononte një herë në muaj, tani flasim në ‘FaceTime’ përmes ‘iPad’ sepse asnjëri prej nesh nuk ka telefon. Pastaj kur lindi Lyra, u bë e përjavshme, ai është vetë baba dhe interesohej”.

Por kur Michael vdiq, ai më telefonoi një ditë më pas dhe unë nisa të qaj. Dhe që nga ajo ditë, ai gjithmonë më telefonin për ta vërtetuar nëse jam mirë”, është shprehur Sheeran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat