Sa janë paguar aktorët e serialit “H.O.T”?

Mediale Vip

Sa janë paguar aktorët e serialit “H.O.T”?

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:47
“H.O.T”

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to.

Ai është rikthyer sërish me serialin më të ri “H.O.T”, pjesë e të cilit janë bërë emra të njohur aktorësh shqiptarë. Duke nisur që nga Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Jonida Vokshi, Anais Lika, Amos Zaharia, Irgen Çela e shumë të tjerë.

Së fundmi, Ermali dhe aktorë të tjerë pjesë e filmit zbuluan më shumë detaje nga seriali.

Mamaqi vendosi të zbulonte edhe pagesën e aktorëve të njohur në këtë serial. Sa janë paguar?

Fillimisht, ai nuk donte që të zbulonte shifrën me të cilën janë paguar aktorët e njohur të serialit, por pas ngacmimit të Arjan Çanit dhe pasi mori në një farë mënyre edhe konfirmimin e kolegëve të tij, zgjodhi ta bënte publike:

“Kanë marrë më shumë se 7 mijë euro…”, u shpreh Ermali duke theksuar se pagesa nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë edhe për shkak të hapësirës që ka pasur secili në film.

Mamaqi shtoi më pak se 7 mijë euro nuk është shpërblyer askush prej aktorëve të njohur të cilët janë protagonistë në serial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat