Genta Cana sqarohet për postimin për Fifin dhe tregon bisedën me motrën e saj

Mediale Vip

Genta Cana sqarohet për postimin për Fifin dhe tregon bisedën me motrën e saj

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:23
Genta Cana

Moderatorja e sportit, Genta Cana, ka komentuar zhvillimet në Big Brother VIP, konkretisht pjesëmarrjen e vëllait të saj në këtë spektakël, Granitit.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se si ndodhi që në llogarinë e saj zyrtare Instagram, u publikua një postim, ku ndër të tjerash citohej se Graniti ka “shpëtuar nga një psikopatë, e sëmurë mendore”, duke iu referuar Fifit.

E ndjerë keq për atë se çfarë ka ndodhur, Genta ka treguar se postimi në fjalë nuk ka qenë i bërë nga ajo, por nga një faqe e cila e ka etiketuar Gentën dhe Granitin, dhe më pas e ka rishpërndarë.

Ajo madje thotë se nuk ishte personi që bëri rishpërndarjen e këtij InstaStory, por ishte menaxheri i saj i rrjeteve sociale, i cili aktualisht kujdeset edhe për menaxhimin e llogarisë së Granitit në Instagram, gjatë kohës që ky i fundit është brenda në shtëpinë e BBV.

Moderatorja e sportit tha se gjysmë ore më pas, me të parë se çfarë është postuar në Instagramin e saj, e ka fshirë menjëherë.

“Nëse Genta do i kishte menduar ato fjalë apo ai shkrim të ishte i imi, sigurisht që unë do ta mbaja deri në fund atë që e kam menduar, por në asnjë mënyrë! Sepse ato fjalë janë definitivisht shumë të ulta për një person që t’i thotë, kështu që unë iu bëj lutje të gjithëve: Aman merreni pak me më sportivitet gjithë këtë Big Brother”, ka thënë Genta për “Prive”.

E njëjta u shpreh se këtë keqinterpretim ka sqaruar edhe me familjen e Fifit, përkatësisht motrën e saj Edonën, ku i ka treguar se postimi me ato fjalë fyese nuk ishte i saj dhe është rishpërndarë gabimisht në Instagramin e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat