Yllka Kuqi, “Giorgia” e Kosovës

Mediale Vip

Yllka Kuqi, “Giorgia” e Kosovës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 21:39
Yllka Kuqi

Të gjithë e njohin, ja kanë dëgjuar zërin e këngët dhe shumë njerëz e pëlqejnë muzikën e stilin e saj dhe jo pa arsye.

Yllka Kuqi është cilësuar si “Giorgia” e Kosovës duke qenë një ndër këngëtaret e rralla që ka bërë bum që në paraqitjen e parë në skenë, me potencialin e madh dhe ngjyrën karakteristike të zërit, me një shtrirje të gjerë të vokalit.

Për të muzika është një nocion shumë i gjerë që nuk mund ta përmbledh me një fjalë e as me një fjali të vetme. Në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo gjendje ajo ka dëshirë të shoqërohet nga muzika dhe të këndoj ngase këndimi i vie mu nga thellësia e shpirtit. Kështu thekson edhe vetë këngëtarja e mirënjohur.

Ndryshe, këngëtarja me profesion është psikologe, për çka edhe ka kryer studimet master.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat