Sabiani deklaratë "dashurie" Ilirit: Ti je 100 mijë euroshi im

Mediale Vip

Sabiani deklaratë "dashurie" Ilirit: Ti je 100 mijë euroshi im

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:41
Sabiani dhe Ilir

Sabiani dhe Iliri janë bërë miq të mirë në “Big Brother VIP”. Dyshja janë pothuajse gjithë kohës me njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi Sabiani ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai i ka thënë Ilirit se nëse eleminohet do të shkojë pas tij. Për Sabianin çmimi i madh është miqësia me balerinin.

“Po dole nga kjo derë do të vijë dhe vëllai nga mbrapa. Po dola unë bëj çfarë të duash. E kam deklaruar që javën e parë. Je 100 mijë euroshi im”, i ka thënë ai.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat