Zayn Malik do të evitojë betejën me Gigi Hadid për kujdestarinë e vajzës

Mediale Vip

Zayn Malik do të evitojë betejën me Gigi Hadid për kujdestarinë e vajzës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:57
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Zayn Malik është zotuar se do të bëjë çdo gjë për të evituar një betejë me Gigi Hadid për kujdestarinë e vajzës Khai.

Këtë deklaratë Malik e ka bërë pak pasi ishte raportuar se ai e kishte sulmuar fizikisht nënën e Gigit, Yolanda Hadid.

Gigi dhe Zayn të cilët janë prindër të vajzës 13-muajshe i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një përplasjeje verbale e fizike që Zayn kishte me nënën e modeles, në shtëpinë e tyre në Pensilavani.

Ish-anëtari 28-vjeçar i grupit “One Direction” është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për të ardhmen e familjes, derisa planifikon të shmangë çfarëdo lufte për kujdestarinë e vajzës.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë se edhe nëse Gigi dëshiron që të kenë kujdestari të përbashkët për vajzën me Zayn, Yolanda mund të bëjë lëvizje ligjore në këtë drejtim. Sipas këtij burimi, e gjithë drama e krijuar në familje ka të bëjë me problemet e shkaktuar mes Zayn dhe Yolandas dhe se nuk ka të bëjë asgjë me aftësitë e këngëtarit si prind.

Problemet mes Zayn dhe nënës së Gigit, Yolanda thuhet të kenë nisur në janar të këtij viti, kur ajo kishte shpërndarë në Instagram një fotografi ku shihej tërësisht fytyra e Khait.

Ndërkaq, së fundmi, problemi mes tyre u bë medial pasi Yolanda ka deklaruar se pas një përplasjeje verbale, Zayn edhe e ka goditur në fytyrë. Këtë deklaratë këngëtari e ka mohuar, duke thënë se mes tyre ka pasur vetëm përplasje verbale lidhur me privatësinë e vajzës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat