Paloma zbulon çfarë e penalizoi nga BBV: Thoja për 2 javë do bëhem për ilaçe

Mediale Vip

Paloma zbulon çfarë e penalizoi nga BBV: Thoja për 2 javë do bëhem për ilaçe

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Paloma

Paloma u eliminua nga një televotim i dytë gjatë spektaklit të së premtes. Në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se nuk e priste që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por debate i ashpër me Sheilën dhe mendimet për bashkëshortin mund të kenë penalizuar.

Sipas saj, atmosfera ndryshoi tërësisht në shtëpi dhe pjesa më e madhe patën ngarkesë të madhe emocionale, përfshirë edhe Palomën vetë. “Do bëhem për ilace edhe 2 javë”, ishin mendimet që qarkullonin në mendjen e Palomës, e cila shton se Monika ndryshoi tërësisht gjatë ditëve të fundit.

Paloma: Nuk e prisja të dilja. E vetmja gjë që mendoj se më penalizoi ishte mbyllja në vetvete pas sherrit me Sheilën dhe stresi se si ishte Andreji dhe pjesa tjetër e thashethemeve me Monikën që i kthente në sfida personale. Nuk kishte më hapësirë për të luajtur e për tu kënaqur. Secili ishte i ngarkuar emocionalisht.

Thoja edhe 2 javë do bëhem për ilaçe. Jam mësuar me njerëz që më japin dashuri. Më mungonte Monika që sajonim litare, bënim pompa. Nuk ishte Monika që bëja biseda të këndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat