A mendon të martohet sërish? Ja si përgjigjet Monika

Mediale Vip

A mendon të martohet sërish? Ja si përgjigjet Monika

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Monika

Jo më larg se spektaklin e kaluar Monika rrëfeu për publikun dhe banorët momentet më të rëndësishme të jetës së saj. 

Ajo tregoi për prangosjen e babait, rebelimin e shpeshtë ndaj prindërve, filmin e parë, martesën, ardhjen në jetë të fëmijës edhe divorcin.

Bazuar në këtë panoramë që ajo vetë tregoi, banorëve natyrshëm i lind një pyetje: A e mendon një martesë të dytë?

Aktorja iu përgjigj kësaj pyetje me një pyetje tjetër retorike: Më thuaj ti, a e mendoj unë një martesë të dytë? Mendon ti se mund të martohem sërish?

Nuancat e kësaj përgjigjeje lanë të nënkuptohej se aktorja nuk e planifikon të ketë një martesë të dytë dhe për këtë vendim, nuk ngurruan të ndërhynin edhe banorët e tjerë prezent.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat