​Miliarderi Robert Durst akuzohet për vrasjen e gruas së tij

Mediale Vip

​Miliarderi Robert Durst akuzohet për vrasjen e gruas së tij

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 00:02
Robert Durst

Robert Durst, trashëgimtari i perandorisë së pasurive të paluajtshme, i cili u dënua dy javë më parë për vrasjen e një mikeshe, u akuzua sot për vrasjen e gruas së tij Kathleen në janar 1982 në South Salem, njoftoi Zyra e Prokurorit të Distriktit të Nju Jorkut.

Durst, 78-vjeç, ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht në një gjykatë në Kaliforni për vrasjen e mikeshës së tij Susan Berman në vitin 2000 në shtëpinë e saj në Beverly Hills, të cilën ai dyshohet se e vrau pasi nuk tregoi detaje të vrasjes së gruas së tij.

Kathleen Durst u zhduk më 31 janar 1982, pas një debati me bashkëshortin e saj, e cila nisi një sagë gati 40-vjeçare që përfshinte hetime penale, raporte mediatike, libra, një film dhe një dokumentar, shkruan “New York Times”.

Robert Durst, i cili që atëherë është gjykuar për dy vrasje të ndryshme, për njërën prej të cilave u dënua, këmbënguli për një kohë të gjatë se nuk e vrau gruan e tij.

Kathleen Durst ishte 29-vjeç në kohën e zhdukjes së saj dhe trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Me kërkesë të familjes, ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në vitin 2017.

Durst u arrestua në vitin 2015, para transmetimit të episodit të fundit të dokumentarit të HBO-së “Jinks”, në të cilin flitej për një rast në të cilin dyshohej se kishte vrarë një fqinj, për të cilin u shpall i pafajshëm.

Gjatë xhirimeve të dokumentarit, në një moment ai u duk se rrëfeu pa dashje vrasjet, kur duke mos ditur që mikrofoni i kishte ende ndezur, mërmëriti me vete: “Çfarë bëra? Është e qartë se i kam vrarë të gjithë.”

Durst u transferua në një spital burgu javën e kaluar më pak se dy javë pasi u vendos në një respirator në një spital në Los Anxhelos për shkak të virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat