Duke vënë në pah të pasmet Enca thotë se Dubai ka pamjen më të mirë

Mediale Vip

Duke vënë në pah të pasmet Enca thotë se Dubai ka pamjen më të mirë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:19
Enca

Ajo për më shumë se dy javë po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubai.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila u nis për të kremtuar ditëlindjen e 26-të teksa po vazhdon akoma të shijojë pushimet në vendin luksoz.

E njëjta së fundmi ka publikuar një tjetër fotografi, ku ka vënë në pah të pasmet me një pamje të mrekullueshme nga Dubai.

“Dubai me të vërtetë ka pamjet më të mira”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Ajo ndërkohë shfaqet në një ‘jumpsuit sportiv’ të përzier me tre ngjyra, kuq, zi dhe bardhë.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet duke e përgëzuar për fizikun e bujshëm.

Enca duhet theksuar se sivjet ka qenë më pasive në muzikë e po ashtu edhe në mbrëmje e ahengje muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat