Nga Robert Pattinson tek e fejuara e re, një historik i shkurtër i lidhjeve të Kristen Stewart

Mediale Vip

Nga Robert Pattinson tek e fejuara e re, një historik i shkurtër i lidhjeve të Kristen Stewart

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:36
Robert Pattinson, Kristen Stewart

Kristen Stewart së shpejti do të martohet më partneren e saj Dylan Meyer (lexoni këtu). Por ndërsa aktorja duket se ka gjetur lumturinë dhe është gati të hedhë hapin e madh, le të kujtojmë historikun e romancave të saj, disa prej të cilave e bënë publikun të ëndërrojë.

Robert Pattinson: 2009 – 2012

Kristen dhe Robert filluan të dlinin bashkë në vitin 2009 pasi u takuan në xhirimet e filmit Twilight. Ata nuk e dinin se do të ishte një romancë që zgjati disa vite dhe për të cilën njerëzit ende flasin edhe sot e kësaj dite. Dyshja ishin të pandashëm gjatë kohës së tyre bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Para se të lidhej me Pattinson dhe para se të bëhej e famshme, Kristen ishte në një lidhje me Michael Angarano, nga viti 2005 deri në 2008-ën.

Rupert Sanders: korrik 2012

Kush nuk e mban mend tradhtinë që Kristen i bëri Robert Pattinson me Rupert Sanders? Rupert drejtoi Kristen në filmin “Snow White And The Huntsman” dhe e quajti atë që ndodhi mes tyre "një gabim emocionues".

Fakti që Rupert ishte i martuar në atë kohë dhe Kristen ishte ende në lidhje me Robert Pattinson, bëri që romanca e tyre të shkaktonte një bujë të madhe kudo.

Alicia Cargile: 2014 – 2016

Marrëdhënia midis Alicia Cargile dhe Kristen Stewart ishte e trazuar, por u shënua kur Kristen filloi të hapej për seksualitetin e saj.

SoKo: mars 2016 – maj 2016

Muzikantja franceze SoKo konfirmoi lidhjen e saj me Kristen në mars të 2016-ës. Në një intervistë me "W" për të dashurën e saj të re, SoKo tha: "Jam shumë, shumë, shumë e dashuruar dhe shumë e lumtur në një lidhje."

Fatkeqësisht, romanca zgjati vetëm pak muaj.

Stella Maxwell: dhjetor 2016 - gusht 2019

Supermodelja Stella Maxwell dhe Stewart qëndruan bashkë për rreth 2 vite. Ato u panë duke bërë pothuajse gjithçka së bashku – nga paraqitjet në tapetin e kuq, tek aeroportet dhe xhirimet e filmave. Ato u ndanë dhe u bashkuan një herë gjatë asaj periudhe, duke i dhënë fund njëherë e mirë në gusht të 2019-ës.

Sara Dinkin: dhjetor 2018 – prill 2019

Thashethemet për lidhjen e Kristen me stilisten e modës Sara Dinkin filluan në dhjetor të vitit 2018 kur ato u panë të kapura për dore. Ishte një kohë shumë e shkurtër midis ndarjes me Stella-n, por flaka u shua shpejt.

Dylan Meyer: gusht 2019

Kristen dhe skenaristja Dylan Meyer u panë për herë të parë në gusht të 2019-ës, duke nxitur një sërë thashethemesh për jetën private të Stewart.

Së fundmi, aktorja pranoi se janë fejuar dhe së shpejti presim të kemi dasmën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat