Ed Sheeran: Kam një anë femërore

Mediale Vip

Ed Sheeran: Kam një anë femërore

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Ed Sheeran

Ed Sheeran ka bërë një nga rrëfimet më personale në lidhje me karakteristikat e tij ndërsa rritej.

Kantautori i famshëm zbuloi se mendoi se ishte homoseksual për shkak se “kishte një anë femërore kur ishte fëmijë” dhe nuk ishte si djemtë e tjerë.

“Kam një anë femërore, deri në atë pikë, saqë kur isha fëmijë mendova se isha gay”, tha 30-vjeçari.

Këngëtari i  “Shape of You” shpjegoi se shumë nga gjërat që ai pëlqen mund të konsiderohen tradicionalisht aktivitete femërore.

“Më pëlqen teatri muzikor, muzika pop, Britney Spears”, tha Ed Sheeran. “Ana ime mashkullore del në pah kur pi birrë ose shikoj futboll”.

Ai vuri në dukje se nuk është një “djalë makinash”.

“Më pëlqen një makinë e bukur, por s’jam nga djalë makinash”, tregoi këngëtari.

Kujtojmë se këngëtari është i infektuar me Covid-19.

Pas infektimit të tij, vajza 1-vjeçare e Ed Sheeran, Lyra, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Së fundmi artisti ka zbuluar se të dy tani po izolohen së bashku për dhjetë ditë derisa virusi të kalojë.

 “Jam duke u izoluar me vajzën time. Unë kam qenë vetëm me të, pa gruan time, pasi jemi të dy pozitivë. Tani do të kaloj 10 ditë vetëm me të”, tha ai.

Më herët, kur dha lajmin e infektimit të tij ai u shpreh se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia.

“Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid-19,  kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat