Fero nuk ndalet, pas rrahjes që i bëri producentit, tani tallet me Unikkatilin

Mediale Vip

Fero nuk ndalet, pas rrahjes që i bëri producentit, tani tallet me Unikkatilin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Fero dhe Unikkatil

Reperi Fero si duket nuk e ka ndërmend të ndalet!

Reperi nga Gjilani i cili ditë më parë ishte kryetemë e medieve rozë, pasi dyshohet se rrahu producentin Jetmir Agaj në studion e tij muzkore.

Por, nuk i ka mjaftuar me kaq!

Pas Jetmir Agajt, për Feron radhën e ka pasur Unikkatili.

Reperi është tallur publikisht në rrjetet sociale, duke e etiketuar Unikkatilin në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

Në mesin e shumë komenteve, është edhe kometi i reperit nga Gjilani, i cili i është referuar faktit që flitet se Unikkatil punon në një rrjet restorantesh në Amerikë.

Theksojmë se deri tani Fero nuk ka treguar se ka një raport jo të mirë me reperin i cili jeton tash e sa vite në Amerikë, e që punon në një rrjet restorantesh atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat