Elvana dhe Capital T i vënë “flakën” këtë fundvit, ja kur publikojnë këngën e re

Mediale Vip

Elvana dhe Capital T i vënë “flakën” këtë fundvit, ja kur publikojnë këngën e re

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Capital T dhe Elvana Gjata

Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë suksesi është i garantuar.

E kemi fjalën për bashkëpunimin mes Capital T dhe Elvana Gjatës, të cilët janë gati t’i surprizojnë fansat këtë fundvit.

“Flakë Flakë” titullohet projekti i dy artistëve. Capital T dhe Elvana kanë ndarë promon e këngës që pritet të publikohet ditën e premte në orën 23:59 dhe nga sa pamë duket me të vërtetë një projekt mbërthyes.

Kjo nuk është hera e parë që Capital T bashkëpunon me këngëtaren Elvana Gjata.

Më herët ata kanë sjellë bashkë edhe dy projekte të tjera: “Fustani” dhe “Lejla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat