Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me DJ e njohur

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me DJ e njohur

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:18
Ava Max

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. Së fundmi, Max ka zbuluar se pritet të sjellë projektin e ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-në e famshëm botëror, Tiwsto, për këngën që mban titullin “The Motto”, shkruan diaspora shqiptare.

Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar në rrjete sociale se kënga do të publikohet ditën e sotme ndërsa ka ndarë pak sekuenca nga klipi. Tiwsto është një nga DJ-të më të njohur, dhe nuk është hera e parë që punon me një artiste shqiptare.

Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Cosmopolitan” ku ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj, Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u shpreh se prindërit e saj sakrifikuan shumë dhe morën rrugën e mërgimit edhe pse nuk kishin para dhe nuk dinin gjuhë të huaj.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, është shprehur Ava Max

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat