Clooney ka një kërkesë për mediat

Mediale Vip

Clooney ka një kërkesë për mediat

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:59
George Clooney

Aktori George Clooney ka lëshuar një letër publike përmes së cilës u kërkon mediave të mos publikojnë fotografi që shfaqin fytyrat e fëmijëve të tij.

Clooney ka thënë se pamje të tilla i vënë fëmijët e tij në rrezik, veçanërisht për shkak të punës të gruas së tij.

Amal Clooney është avokate e të drejtave të njerëzve dhe ajo i vë para gjyqit grupet terroriste, ka shkruar Clooney në letër.

Letra e tij është publikuar nga një numër i madh i revistave, përfshirë këtu “Variety”, “The Hollywood Reporter” dhe “Deadline”.

Aktori i famshëm i cili luan në “Gravity and Oceans’s Eleven” ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk janë aktivë në rrjetet sociale, dhe se janë në mbrojtje të privatësisë së fëmijëve të tyre.

Clooney 64 vjeç ka thënë se vendimi për t’iu drejtuar me një letër mediave i ka ardhur pasi kishte parë imazhe të publikuara online të djalit 1-vjeçar të aktores amerikane Billie Lourd.

George dhe Amal Clooney janë prindër të binjakëve të cilët kanë lindur në vitin 2017, ndërkohë që janë të martuar që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat