Reperi zbulon “gabimin” e duetit Llafe llafe

Mediale Vip

Reperi zbulon “gabimin” e duetit Llafe llafe

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 07:41
Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son

“Llafe llafe”, dueti mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son ishte një ndër hitet e kësaj vere.

Përpos suksesit të këngës, pjesa nga teksti “S’ka këtu faj veç Dafina” u bë virale kudo. Së fundmi, Lyrical Son ka zbuluar më tepër detaje nga dueti i tyre, ku mes të tjerash ka zbuluar dhe “gabimin” e tij.

“Dafina ma ka çuar instrumentalin shumë më parë, por isha në SHBA për punë. Pastaj u vonuam pak, sepse kënga duhet të dilte më herët, por faji ishte imi. Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi se ka qenë në Amerikë”, tha reperi për shprehjen e famshme.

Reperi zbuloi mes të tjerash se po punon me Kreshën për albumin e ri.

“Po punojmë për albumin me MC Kreshën, jemi gati në mes të punës, nuk jemi as në fillim as në fund”, tha ndër të tjera Lyrical Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat