Pas të gjitha sherreve, Ledjana i dërgon Antonelës mesazh live nga emisioni, ja çfarë i thotë

Mediale Vip

Pas të gjitha sherreve, Ledjana i dërgon Antonelës mesazh live nga emisioni, ja çfarë i thotë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:18
Ledjana Prenga, Antonela

Ledjana Prenga, e cila u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në reality show-n “Për’puthen”, ishte sot e ftuar në studion e emisionit “Goca dhe Gra”.

Gjatë bisedave në lidhje me jetën e saj profesionale dhe private, Ledjana u bë gjithashtu edhe pjesë e lojës më të re, “Ruleta e celularit”.

Fillimisht Prengës i ra si dënim që të merrte në telefon ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba, me të cilin ka pasur takime të shumta në program. Ajo duhej ta telefononte dhe ta ftonte për kafe.

Por Ledjana refuzoi që ta bënte një gjë të tillë, duke thënë se i ka bërë bllok gjithandej. Edhe kur Tea i tha e kam unë numrin e telefonit, ajo tha: “Ai mund të jetë duke e ndjekur emisionin, Mevlan nuk dua asnjë kafe me ty”.

Duke qenë se këtë nuk e realizoi, Ledjana hapi një tjetër zarf ku në të kishte të shkuar që t’i bënte një mesazh ish-konkurrentes, Antonela Berisha, me të cilën ka pasur debate të forta në “Për’puthen”.

Ledjana tha se edhe asaj i ka bërë bllok, por që do t’i shkruante te “Instagram”-i që Antonela përdor për punën, pasi do ta lexojë edhe aty.

“Antonelës do t’i shkruaj te “Instagram”-i që përdor për punë, pasi edhe asaj i kam bërë bllok. Te një intervistë ajo kishte thënë se mbase do të më bënte shoqe, më doli në TikTok ai fragmenti”, tha Prenga.

Ndërkohë në mesazh ajo i shkruan: “Çkemi, si je? Jam Ledjana. Pashë një intervistë tënden ku thoshe se mund të ishim shoqe. Kur të jemi ndonjëherë përballë mund të takohemi e sqarohemi. Të uroj shumë suksese në punën tënde”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat