Fifi e penduar që nxorri Donaldin në nominim me Arditin

Mediale Vip

Fifi e penduar që nxorri Donaldin në nominim me Arditin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:40
Donaldi, Fifi, Arditi

Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania” të martën, Graniti dhe Arditi ishin ata që grumbulluan shumicën e votave të banorëve për të dalë në nominim. Mirëpo, Fifit e cila u zgjodh si më e preferuara e publikut, iu dha mundësia të bënte një konvertim të njërit prej të nominuarëve. Ajo vendosi, pa u menduar dy herë, që të zëvendësonte Granitin me Donaldin.

Të premten në mbrëmje Arditi u largua nga shtëpia duke humbur ‘betejën’ me Donaldin.

Së fundmi, Fifi është shprehur e penduar për këtë veprim.

Teksa bisedonte me DJ PM ajo tha se nuk e mendoi shumë lëvizjen që bëri dhe se nuk duhet ta kishte zëvendësuar Granitin me Donaldin sepse është një nga konkurrentët më të fort.

“E ndryshova me njërin prej më të fortëve në shtëpi. Unë kisha nominuar Donaldin dhe Sarën dhe mund ta kishte ndryshuar Granitin me ndonjë tjetër, jo domosdoshmërisht me njërin prej tyre. Nuk e di pse ma dha truri. Nëse e nominoja me Sarën, automatikisht Sara dilte.”-tha Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat