Zbulohet data e publikimit të albumit të Alicia Keys

Mediale Vip

Zbulohet data e publikimit të albumit të Alicia Keys

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Alicia Keys

Alicia Keys ka bërë të ditur se më 10 dhjetor do të publikojë albumin e saj të ri, të titulluar “KEYS”.

Këngëtarja amerikane do ta sjellë këtë album në dy versione “Origjinals” dhe “Unlocked”.

Keys tashmë ka publikuar njërën prej këngëve të albumit, të titulluar “Best of Me”, në dy versionet e saj.

Fituesja 40-vjeçare e shumë çmimeve prestigjioze, përfshirë “Grammy” ka vite që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore për shkak të angazhimeve të saj në jetën personale.

Alicia është e martuar me producentin Swizz Beatz dhe së bashku kanë dy fëmijë. Këngëtarja e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në dhjetor të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat