Mimoza Shkodra sjell këngën e re “Plako”

Mediale Vip

Mimoza Shkodra sjell këngën e re “Plako”

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:17
Mimoza Shkodra

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Ajo ka sjell këngën e re të quajtur “Plako” për xhirimet e Vitit të Ri, meqë edhe pak javë na ndajnë nga 2022.

Teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur BidDeal Records.

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit ‘Maximus’.

Artistja edhe këtë herë mori vëmendje me paraqitjen skenike meqenëse përkujdeset mjaft shumë për pamjen e jashtme.

Këngën tanimë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të ‘Eurolindi&Etc’ në platformën YouTube.

Mimoza përndryshe prej vitesh jeton dhe ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat