Arjola Demiri: Meshkujt kanë frikë nga unë

Mediale Vip

Arjola Demiri: Meshkujt kanë frikë nga unë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Arjola Demiri

Kanë vazhduar diskutimet e banorëve të Big Brother VIP lidhur me tema të ndryshme.

Ata janë bërë bashkë mbrëmjen e së dielës (7 nëntor) duke zhvilluar një bisedë relakusese me njëri-tjetrin.

Gjatë diskutimeve ishte aktorja, Arjola Demiri e cila mori vëmendjen pas një deklarate që bëri lidhur me meshkujt.

Ajo ndër tjera tha se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen dhe se nuk mund ta përballojnë.

“Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë”, ka thënë Arjola duke qeshur.

Kujtojmë që Arjola është nënë e tre fëmijëve nga martesa e kaluar, ndërsa ka deklaruar se aktualisht është beqare dhe e fokusuar ndaj familjes së saj.

Ndërkohë, në spektaklin e së premtes, në Big Brother VIP, Arjola u befasua nga mikesha e saj prej shumë vitesh, aktorja tjetër Adriana Matoshi.

*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat