Jean-Claude Van Damme çudit studion: Familjet Rothschild e Rockefeller kontrollojnë kontinente

Mediale Vip

Jean-Claude Van Damme çudit studion: Familjet Rothschild e Rockefeller kontrollojnë kontinente

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Jean-Claude Van Damme

Aktori i famshëm belg i Holliwood, Jean-Claude Van Damme ka bërë shumë fytyra të ngrijnë dje në një program televiziv në Francë teksa pohonte se familje të fuqishme të bankierëve botërorë kontrollojnë kontinente të tëra të planetit.

Drejtuesit e emisionit siç ndodh shpesh në këto raste tentuan të ndërpresin fjalën e tij dhe më pas edhe duartrokitjet e publikut dhe kaluan ne publicitet.

Megjithse biseda ishte për zgjedhjet e ardhshme në SHBA, tema ndryshoi shpejt teksa aktori i famshëm i aksionit dhe arteve marziale tha se familjet e bankierëve Rothschild e Rockefeller kontrollojnë fshehtësisht  kontinenete të tëra me anë të politikanëve të tyre.

Van Damme tha: “Ne kemi ende njerëz si Rockfeller e Rothchild që me familjet e tyre të mëdha dominojnë kontinente. Prandaj nuk është vetëm te Franca problemi, këtu po flasim për kontinente. Këto janë familje që kanë dalë në dominancë që prej viteve 1827, familje me 5 djem që gjithmonë zgjerohen. Këto janë mbi gjithçka për çka ne po flasim sonte”.

Fjala e tij fillimisht u ndoq nga një qetësi e shkurtër por nisjes së duartrokitjeve të publikut drejtuesit ndryshuan temë dhe eposodi u ndoq nga publiciteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat