Hilary Duff poston foton e vajzës dhe paraprin komentet: 'Do më thoni abuzuese fëmijësh'

Mediale Vip

Hilary Duff poston foton e vajzës dhe paraprin komentet: 'Do më thoni abuzuese fëmijësh'

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Hilary Duff

Hilary Duff duket se nuk u kushton vëmendje atyre që nuk i miratojnë zgjedhjet e saj si prind.

Të dielën, aktorja zbuloi në Instagram se vajzës së saj 7-muajshe Mae James, i kishin shpuar veshët.

"Po! I shpova veshët sot",- shkruan Duff. "Mezi pres që rrjeti të më quajë abuzuese fëmijësh... përsëri."

Duff, edhe vajzës Banks Violet, 3 vjeç, të cilën e ndan me partnerin Matthew Koma, gjithashtu i shpoi veshët kur ajo ishte 7 muajshe.

Në kohën kur ajo e publikoi një foto të vajzës me veshët e shpuar, mori shumë komente negative nga ndjekësit. Ndyshe nga hera e kaluar, tani Hilary po i paraprinë ato komente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat