Ghetto Geasy reagon me mesazhe të koduara kundrejt Noizyt?

Mediale Vip

Ghetto Geasy reagon me mesazhe të koduara kundrejt Noizyt?

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Ghetto Geasy dhe Noizy

Ditën e djeshme kanë qarkulluar një sërë lajmesh në TikTok e rrjete të tjera sociale për një ‘diss’ të bërë nga Noizy.

Bëhet fjalë për një koncert të reperit nga Shqipëria në mes të Londrës, gjersa nuk mungoi as një ‘diss’ për grupin rival, Babastars.

Derisa po interpretonte “Jena Mbretër”, Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt) është ndalur disa herë tek pjesa ‘F**k Babarecords’.

Dhe duket se ka ardhur një mesazh nga ana e liderit të BS, Getoar Selimit, i cili ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur”, thuhej në postim.

Ky duket se ka qenë një mesazh indirekt kundrejt të lartpërmendur marrë parasysh që prej kohësh nuk ruajnë raporte të mira.

Sidoqoftë, të dy palët vazhdojnë të jenë aktiv dhe të shënojnë suksese të mëdha në drejtimet e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat