Ardit Çunit nuk i ikën inati me Fifin, tregon marrëdhënien me Beniada Nishanin

Mediale Vip

Ardit Çunit nuk i ikën inati me Fifin, tregon marrëdhënien me Beniada Nishanin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:11
Ardit Çuni, Fifi

Ardit Çunit nuk i ka dalë inati akoma me kolegen e tij Fifin, pasi zgjedhja e saj për të zëvendësuar Granit Canën dhe Donald Veshjan, i solli eliminimin nga Big Brother Vip.

Këngëtari u shpreh se Fifi mund të kishte vendosur përballë tij në nominim një tjetër konkurrent më të dobët se aktori Donald Veshaj, duke shtuar se zgjedhja e saj “ishte pafytyrësi”, pasi ishin shokë dhe nuk duhet t’ia kishte bërë një gjë të tillë.

Ai shtoi se me sjelljen brenda shtëpisë së Big Brother, artisja e ka dëmtuar shumë imazhin dhe karrierën e saj, ndërsa theksoi se kur të dalë jashtë do pendohet për ato që ka bërë.

Ardit Çuni foli edhe për marrëdhënien me Beniada Nishanin, teksa u shpreh se i mungon shumë dhe duke lënë të hapur mundësinë që kur të dalë nga shtëpia e BB VIP, mund të nisë një romancë mes tyre.

Ndërsa bëri edhe një parashikim se kush do jetë fituesi i këtij spektakli.

Ardit Çuni: “Ishte një lloj detoxi një nga arsyet përse pranova të bëhem pjesë e këtij formati. Kisha një periudhë të ngarkuar, me shumë orë përdorimi të celularit, stres nga Covidi e kështu gjërash. Mendova se kjo lloj shkëputje mund të ishte e vështirë në fillim, por jam njeri që adaptohem shpejt, si ujqërit që kudo që ta hedhësh, e merr formën e vet. Më shërbeu sepse gjeta një lloj paqeje.

Nuk jam zhgënjyer, sepse s’kam pritshmëri nga askush. Ata që i kam konsideruar miq brenda, do i kem edhe jashtë. Kam bërë edhe unë gabim, jam përfshirë emocionalisht në situatën e Fifit, automatikisht më bëri të përfshihesha në situata të gabuara me Semin, Donaldin apo të tjerët. S’kam pasur skenarë, kur u futa për herë të dytë vendosa disa pika mbi “i”.

Fifi as vetë nuk e di se çfarë ka bërë. Kjo është pafytyrësi, s’është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. Nuk e gjykova që zëvendësoi, e prisja që të zëvendësonte Granitin, por nuk e kuptova pse zgjodhi Donaldin. Do ishte më ok për mua nëse do kishte zgjedhur një konkurrent tjetër.

Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, aq më tepër për mua që më konsideronte shok, nuk e bën një gjë të tillë. Nuk mund ta bënte në fillim.

Beniadës do doja që ti thosha që më ka marrë shumë malli. I kam thënë aty që do e pres përjashta. Nuk e prisja që do të mërzitej aq shumë. Në fakt u shqetësova dhe doja të dija çfarë po ndodhte, kur dola i thashë Arbanës se çfarë ndodhi me Beniadën. Kemi një raport të veçantë, e kemi lënë që do njihemi jashtë, mundet të kthehet në lidhje. Këto ditë po shmang video të postuara në Instagram-in tim mes meje dhe Beniadës që kanë një muzikë trishtuese, më japin ndjesi të çuditshme. Mendoj se më merr malli.

Mendoj se fiton Ariola, për mua do dëshiroja ta fitonte Iliri. Në finali do jetë Donaldi dhe Fifi. Edhe pse Fifi është kryqëzuar shumë jashtë dhe do pendohet për shumë për gjërat që ka bërë brenda në shtëpi, e ka dëmtuar shumë karrierën që ka aktualisht, imazhi i saj është dëmtuar.”

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat