Julka tregon sekretin e lidhjes 20-vjeçare me Andin

Mediale Vip

Julka tregon sekretin e lidhjes 20-vjeçare me Andin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:31
Julka Gramo, Andi

Nëse do të ndalnim ndonjë kalimtar në rrugë dhe do t'i këndonim ''Amin amin amin", jemi të sigurt që do të na përgjigjej ''Më në fund të gjeta unë ty dashuri".

Dhe Julka Gramo është me të vërtetë me fat pasi e ka gjetur dashurinë e saj që nga koha kur regjistrohej kjo këngë dhe ndan me të jo vetëm zemrën e shtëpinë, por edhe punën në NRG Radio.

Me një foto krah Andit, bashkëshortit të saj, Julka Gramo na tregoi se ka mënyra për ta mbajtur të freskët dashurinë dhe marrëdhënien edhe pas 20 vitesh.

“Si të mos e humbësh një djalë në 20 vite. Duaje çdo ditë dhe lëre të marrë frymë.

Ti më ke bërë vajzën më me fat në botë. Mezi pres të të dua deri në frymën e fundit. Gëzuar përvjetorin”, shkroi ajo, krah një fotoje së bashku

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat