Paloma i drejtohet Ilirit dhe Donaldit

Mediale Vip

Paloma i drejtohet Ilirit dhe Donaldit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Iliri, Paloma, Donaldi

Mbrëmjen e sotme u rikthye sërish në vëmendje debati mes Ilirit dhe Donaldit.

Dy konkurrentët kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin dhe situata u komentua sërish me tone të ashpëra nga të dy. Donaldi e konsideroi Ilirin si tendencioz kurse ky i fundit tha se bezdiset nga sjellja e aktorit.

Pjesë e debatit u bë edhe Paloma e cila u shpreh e revoltuar me të gjithë.

Ajo tha se debati mes tyre dhe klanet e krijuara kanë penalizuar banorët që kanë dalë dhe do penalizojnë të tjerët.

“Mjaft u bëtë vetëm ju të dy protagonistë. Doni të merrni vëmendje se për shkakun tuaj dolëm të gjithë dhe do penalizohen edhe të tjerët. Mos krijoni më grupime se grupimet tuaja na lodhën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat