Beatrix Ramosaj nis të qajë në Big Brother VIP

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj nis të qajë në Big Brother VIP

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Beatrix Ramosaj

Spektakli i së martës ka qenë i mbushur me emocione dhe befasi në Big Brother VIP.

Por pas mbarimit të tij, duket se njëra prej banorëve është treguar më e ndjeshme dhe e papërmbajtshme në lot.

Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila ka filluar të qajë pasi e ka ndjerë me të amdhe mungesën e familjarëve të saj.

Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri i janë gjendur pranë duke u munduar që me humor ta qetësojnë dhe t’ia rikthejnë buzëqeshjen.

Arjola i ka thënë që aty brenda të gjithë e ndjejnë mungesën e nënave të tyre e familjarëve, të cilët kanë tashmë më shumë se një muaj që nuk i kanë parë.

Më pas janë bashkuar edhe Sabiani me Donaldin, të cilët gjithashtu i janë gjendur pranë këngëtares në këto momente emocionale.

Përndryshe, mbrëmja e së martës i kurseu banorët e shtëpisë së Big Brother VIP nga një eliminim, pasi televotimi i javës i hapur për të nominuarit u shty për të premten, deri edhe kur do të largohet banori i radhës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat