Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

Mediale Vip

Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:19
Mihrije dhe Naim Abazi

Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë, së fundmi në një intervistë folën për projektet e reja dhe jetën e tyre personale.

Dyshja treguan se edhe cila ka qenë gjëja e parë që kanë pëlqyer të njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë.

Braha tha se kishte qenë zëri i Naimit, ndërsa ky i fundit tregoi se ishte bukuria e Mihrijes.

“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë.”, tha Naimi. Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës. “Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh.”, tregoi me humor këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat