Dua Lipa nderohet nga Këshilli Atlantik, ajo ia dedikon çmimin të rinjve të Kosovës

Mediale Vip

Dua Lipa nderohet nga Këshilli Atlantik, ajo ia dedikon çmimin të rinjve të Kosovës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:10
Dua Lipa është nderuar me Çmimin e Lidershipit të Dalluar (DLA) nga Këshilli Atlantik

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa është nderuar me Çmimin e Lidershipit të Dalluar (DLA) nga Këshilli Atlantik, këshill ky që ia ndan këtë çmim individëve shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Në mesin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leye, shefit të Pfizer, Albert Bourla, së bashku me bashkëthemeluesit e BioNTech, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, Dua Lipa foli për atdheun dhe tha se e pranon çmimin me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Me rastin e ndarjes së çmimeve, Këshilli Atlantik thekson mes tjerash se këngëtarja Dua Lipa e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore.

E nderuar për përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën përmes Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në kombin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore të lulëzuar ‘duke shpërthyer me kreativitet”.

Megjithatë, siç thonë më tej në këtë këshill “plagët e luftës mbeten të dukshme dhe madje edhe brezi i ri lufton për të kapur mundësitë për t’u rritur, për të punuar dhe për të udhëtuar”.

Në këtë ngjarje foli edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa e cila tha se “ne kemi vetëm 13 vjet të pavarur në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht”, tha ajo. “Është në gjenet tona”.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, ka thënë Dua Lipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat