Gaz Paja aksidentohet në Tiranë

Mediale Vip

Gaz Paja aksidentohet në Tiranë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Gaz Paja

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja ka pësuar një aksident në Tiranë ditën e sotme. Ai ka qenë duke lëvizur me një motor në momentin që është përplasur nga një makinë te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:08 gjatë paradites.

Policia njofton në një deklaratë zyrtare se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i “Portokalli”.

Më tej, njoftohet se Paja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Qytetarët e rastiti i janë ofruar për të ndihmuar teksa në rrjetet sociale qarkullojnë foto ku ai duket i shtrirë në tokë, teksa ka hequr skafandrën dhe mban një shami për të ndaluar gjakun nga hundët.

Njoftimi zyrtar i policisë

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Image
Aksidenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat