Lladrovci: Jam fans i Don Xhonit

Mediale Vip

Lladrovci: Jam fans i Don Xhonit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Ramiz Lladrovci dhe Don Xhoni

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është fans i këngëtarit Don Xhoni.

Ai ka thënë se i pëlqejnë këngët e Don Xhonit dhe se i dëgjon ato.

“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo ai, unë fans i tina, por unë jam fans i tij. Unë e du, e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim. Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi. 

Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat