Semi tregon historinë e bukur me Bojkenin: Më sillte kafen çdo mëngjes dhe ...

Mediale Vip

Semi tregon historinë e bukur me Bojkenin: Më sillte kafen çdo mëngjes dhe ...

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:45
Semi Jaupaj

Semi Jaupaj ka folur shpesh për partnerin e parë e parë të jetës së saj, këngëtarin Bojken Lako.

Në një rrëfim, që u transmetua sonte gjatë spektaklit, ajo thotë se Bojkeni  ishte dashuria e jetës së saj.

“Më ndryshoi jetën. Për 9 vite më sillte kafen në mëngjes, donte të mos punoja, të shkollohesha, të merresha me muzikë”.

Semi ka qenë 17 vjeçe kur është lidhur me këngëtarin. Ajo ka treguar se jetonte në Tiranë dhe ndarja nga prindërit nuk ka qenë e lehtë, ndërsa prania e Bojkenit e ka ndihmuar, por pas disa vitesh, ata u ndanë por mbeten shokë të mirë.

“Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shokë të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat