Vajza e Aurela Gaçes bën 10 vjeçe, këngëtarja i bën festën dhe dedikimin e veçantë

Mediale Vip

Vajza e Aurela Gaçes bën 10 vjeçe, këngëtarja i bën festën dhe dedikimin e veçantë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Aurela Gaçe me vajzen

Vajza e këngëtares Aurela Gaçe, Grace ka festuar 10-vjetorin. Këngëtarja ka ndarë pamje nga festa ku shihet Grace duke i fryrë qirinjve të tortës dhe momente të tjera të lumtura. Mami Aurela i ka bërë edhe një dedikim të veçantë të bijës, të cilën e quan bekimin e parë të dy familjeve dhe thotë se ka 10 vjet që jeta e saj mori kuptimin më të bukur dhe më me vlerë.

Postimi i plotë:

10 vjet me ty Grace im, bekimi i parë i dy familjeve 

Nuk po shkruaj gjithe çfare ndjen zemra ime si nënë, ndjesitë e cuditeshme qysh kur mësova se brenda meje rritej një zemër e vogël , momentin kur e mora në krahë për herē te pare, se do tē duhej te shkruaja shume gjatë, por ka 10 vjet që jeta ime mori kuptimin më të bukur ,më me vlerë.

10 vite ,e bekuar me Grace ( Hirin e Perëndisë)

Mbrëmë ,ajo festoi mes shoqeve e shokëve te klasës, e sigurisht me shoqet që janë rritur bashkë ne lagje, me familjet bashkë, e uroj me zemër që gjithë fëmijet të jenë te bekuar e rrethuar me dashuri.
Përgjigjia e çdo hapi në jetë, dashuria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat