Rikthehet seriali “Sex and the City”, zbulohet data zyrtare e transmetimit

Mediale Vip

Rikthehet seriali “Sex and the City”, zbulohet data zyrtare e transmetimit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:05
“Sex and the City”

Seriali i famshëm, “Sex and the City” do të rikthehet në ekranin e madh dhe do të ketë 10 episode.

Në një ‘trailer’ të publikuar të premten (11 nëntor), shërbimi i transmetimit HBO Max njoftoi se seriali  “And Just Like That…” do të debutojë më 9 dhjetor.

“Dy episodet e para do të transmetohen në atë datë, ndërsa tetë episodet tjera premierë publikohen çdo të enjte pas kësaj", tha HBO Max në një deklaratë për shtyp, shkruan CNN.

I përshkruar nga HBO Max si një “kapitull i ri” i shfaqjes së hitit origjinal, “And Just Like That…” do të paraqet fashionistet Carrie, Charlotte dhe Miranda, të luajtura nga Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, ndërsa ato shijojnë jetën në të 50-at e tyre.

Seriali origjinal “Sex and the City” u shfaq në HBO nga viti 1998 deri në 2004 dhe u krijua nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin emër nga Candace Bushnell.

Seriali përshkruante historitë e katër grave teksa përjetuan ulje-ngritjet e dashurisë, karrierës dhe miqësisë në të 30-at e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat