A i doli ëndrra Fifit? Monika kujton çfarë i tha këngëtarja

Mediale Vip

A i doli ëndrra Fifit? Monika kujton çfarë i tha këngëtarja

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Fifi

Pas eliminimit të Granit Canës mbrëmjen e djeshme, banorët kanë nisur diskutimin rreth daljes së tij. Einxhel shprehet se edhe pse ka qëndruar gjatë vetëm me Fifin, kjo nuk do të thotë se publiku nuk e ka njohur.

“Mund të mos e ketë treguar veten me të tjerët, por për njerëzit jashtë e ka treguar. Me të vërtetë ne na duket se nuk dimë asgjë dhe nuk na ka treguar gjë, por ai për jashtë ka treguar mjaftueshëm se ka folur me të, publiku e ka dëgjuar”, tha Einxhël teksa ishte në oborr me Fifin dhe me disa banorë të tjerë.

Ndërsa nga ana tjetër, Monika po bisedonte me Arjolën dhe shprehet se “Einxhëll i ka treguar se ku ajo ka gabuar”.

“Iliri më tha se kjo do të jetë mes ne të dyve, ishte i bindur. I thashë a je i bindur se mund të shkojmë ne të dy?”, tha Monika.

Aktorja e njohur gjithashtu përmend kur Fifi i ka thënë për ëndrrën, që kishte parë emrin e saj si të eliminuar.

“Del ti tha se mua më dalin ëndrrat. Unë e pyeta a të dalin ëndrrat, mua më dalin tha se i kam dorë me një, e më vjen keq se do dalësh”, kujton Monika.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat