Tea Trifoni tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë marrëdhënie seksuale

Mediale Vip

Tea Trifoni tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë marrëdhënie seksuale

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:14
Tea Trifoni

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Tea Trifoni ishte e ftuar sot në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku ndër të tjera iu përgjigj edhe pyetjes se kush e vuajnë më shumë ndarjen, burrat apo gratë.

Tea Trifoni, foli për herë të parë për ndarjen e saj me të dashurin misterioz. Ajo tha se nuk e ka zemrën e thyer, por është e zhgënjyer dhe shtoi se burrat e vuajnë më shumë ndarjen.

“Jam zhgënjyer me veten time që kam zgjedhur një person të tillë. Unë jam mjaftueshëm për veten time, miqtë, familjen”, tha Tea.

Ndërsa në një lojë ku bëhen pyetje të ndryshe, Trifoni tregoi vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie. Ajo i la të gjithë pa fjalë kur tha në “lavatriçe”.

Gjithashtu moderatorja zbuloi se në portofol kishte 30 mijë lek dhe 100 euro, “kursimet e jetës” ashtu siç i quajti ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat