“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

Mediale Vip

“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:11
Albani dhe Miriami

Ata janë së bashku për më shumë se një dekadë dhe një nga çiftet më të admiruara shqiptare.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, të cilët tanimë e kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, krijuesit e hitit “Duamë” kanë ndarë disa momente intime bashkë me ndjekësit e tyre.

Në fotografitë që ka publikuar Cani, çifti shfaqen duke shkëmbyer puthje në një prapaskenë të mrekullueshme.

“Zemër përmbi zemër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Albani në anën tjetër ka publikuar një foto pranë bashkëshortes duke i dhuruar një puthje në ballë, gjersa shtoi: “Në kohë të mira e të vështira”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat